Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, për të shmangur burgosjen i ka bërë një kërkesë Gjykatës së Lartë.
Sipas “News24”, Llalla ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij, me arsyetimin se nuk mund të qëndrojë i izoluar pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme.
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm thotë në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës së Lartë se izolimi do të sillte pasoja të rënda për shëndetin.
Mësohet se kjo kërkesë, vjen në një kohë kur Gjykata e Lartë ka vendosur datën 22 prill, për të shqyrtuar kërkesën e ish-kryeprokurorit.
Llalla u dënua me 2 vite burg për akuzën e mosdeklarimit të pasurisë në 3 raste. Ai u arrestua në Itali në dhjetor të vitit të kaluar pasi u arratis nga vendi 2 javë para se Gjykata e Apelit ta dënonte me burg.