Profesoresha e njohur universitare Arta Toçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar debatet e ulta që zhvillohen nëpër rrjetet sociale dhe fjalori që përdoret.
Ja porosia e saj:
A i keni pa sa aktivë janë në fb analfabetët që nuk dinë të shkruajnë por që dinë mirë të shajnë?
Ata nuk e dinë se fjalët ndahen nga njëra tjetra; nuk e dine se ka shenja pikësimi; nuk e dinë se ka shkronja të mëdha e të vogla; nuk e dinë se shqipja ka edhe një gjuhë përtej asaj që flitet në rrethin e tyre. Ata i japin të drejtën vetes ta kritikojnë një rektor, një mjek, një profesor, një inxhinjer, një intelektual. Ata i japin liri vetes të flasin për histori; ata me atë lloj shkrimi i mohojnë personalitetet me të cilat identifikohemi si komb.
Hasin në përkrahje të pamohueshme nga të njëjtët si ata, ndërsa dozën e kërcënimit e rrisin ndaj secilit që shpreh dashuri ndaj kombit, atij kombi që është edhe i tyre!”.