Edhe moti ka surprizat e tij.
Sipas meteorologëve mesohet se moti pritet të jetë i paqëndrueshëm gjatë fundjavës.
Ndërkohë që ditën e shtunë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit.
Sa i përket të dielës pritet të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin të cilat priten të jenë në nivelin mesatar.
Parashikimi i motit sipas SHMU:
Dita e shtunë do të jetë nën ndikim e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e pasdites e kryesisht në mbrëmje në veriperëndim vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Dita e diel do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu me intensitet deri mesatar në të gjithë vendin, hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Era do të fryjë nga veriperëndimi – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila ditën e diel hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.