Kryeministri Edi Rama në shoqërinë edhe të ministres Belinda Balluku, ka vizituar ditën e sotme godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat.
Ndërsa tregonte godinën, Balluku tha se kjo është një mundësi shumë e mirë që i jepet Beratit.
“Atyre që akuzojnë për ndërtimet e reja dhe fasadat, u duhet thënë: Pse laheni? Pse kriheni? Rrini pa larë! Pse qepeni? Pse kriheni? Rrini siç ju ka bërë nëna edhe s’ka problem”, u shpreh Rama duke ironizuar kritikat që i adresohen qeverisë.
Kreu i qeverisë nuk i kurseu “thumbimet” kur tha se nëse pyesin se ku është rritja ekonomike e vendit, këto janë faktet që e dëshmojnë.
“Mjete me standarde të reja duke nxjerrë jashtë shumë nga mjetet e vjetra, dyfishimi flet vetë, thonë ku është rritja ekonomikë, faktet e tregojnë se ku është”, tha kryeministri.