Skip to content

Rikthehet dimri, debore dhe ulje temperaturash, ja cfare paralajmeron sinoptikanja

    Prilli ka nisur me shi dhe dëborë. Meterologia, Lajda Porja është shprehur se ditët në vijim do të jenë gjithashtu të ftohta e me reshje. Ajo tha se reshjet kanë qenë të përqendruara në zonat veriore dhe verilindore duke sjellë prurje të shumta në liqenin e Fierzës, Vaut të Dejës dhe Komanit, të cilat ishin të domosdoshme. Sipas meteorologes, intensiteti do të jetë më i lartë në zonat veriore dhe verilindore.

    “Zonat malore do të kenë një rënie të ndjeshme të temperaturave, për pasojë reshjet e borës do te jenë të pranishme gjatë mesnatës dhe mëngjesit. Pjesa tjetër do të ketë reshje shiu por dita e nesërme do të sjellë një pakësim të tyre. Fillimi i javës do të ketë një përmirësim të motit e cila do të zgjasë deri të enjten, ku sërish do të kemi një rikthim të vranësirave dhe reshjeve,”- shtoi Porja.