13 gjerat qe nuk i dinit per Norvegjine, do te habiteni kur ti lexoni: Te lash makinën kushton 250 euro

415
0

Çfarë gjërash ka Norvegjia që e bëjnë të dallohet nga Shqipëria. Le të njihemi me disa.

Në emisionin e pasdites “Jeto me orën” në Rtv Ora ishte e ftuar në lidhje ‘Skype’ nga Norvegjia, gazetarja shqiptare, Migena Bushati. 

Emigroi drejt Norvegjisë, ku ka ngritur dhe familjen e saj. Me Andrein janë prindër të një djali të vogël.

Atje i lindi ideja për të hapur një blog ku të prezantojë Norvegjinë për shqiptarët por pse jo dhe Shqipërinë për norvegjezët.

Tregon se Norvegjia dhe Shqipëria kanë shumë ndryshime si në kulturë, traditë, në mënyrën e jetesës dhe pranon se i mungon dielli i Shqipërisë. 

Le të njihemi me disa nga këto dallime:

1. Cigarja – Nuk shikoje asnjë njeri duke pirë cigare, dhe as në market nuk kishte për të blerë paketa cigare. Cigarja është ndryshe, nuk është ashtu siç ne jemi mësuar të shohim. Norvegjezët përdorin një cigare që quhet “Snus”, e cila është një qeskë e vogël, që ka më pak nikotinë, më pak e dëmshme se cigarja normale dhe mbahet në pjesën e sipërme të buzës. Dhe askush nuk e kupton që po pin cigare.

2. Panolinat e bebeve-  Në pjesën e pasme të pampersave kanë një vizë e cila fillimisht është blu e cila bëhet e verdhë dhe tregon se ka ardhur koha për tu ndërruar.

3. Burrat janë shumë familjarë. Janë shumë punëtorë.

4. Shendeti – Bëjnë një jetë të shëndetshme dhe ecin shumë në natyrë, të gjithë pa përjashtim.

5. Jetesa – është shumë e shtrenjtë, taksat janë super të larta, ka rroga të larta por çmimet janë super shumë të larta.

6. Për të larë një makinë kushton 250 euro.

7.Mobilimi – I kushtojnë shumë rëndësi pasi kalojnë shumë kohë në të.

8. Shteti bën shumë për individin, për qytetarin, ke shumë lehtësira.

9. Janë shumë të kujdesshëm për mënyrën sesi flasin me njëri-tjetrit, kanë një kujdes të veçantë.

10. Kriminaliteti është në një nivel shumë të ulët, vjedhjet hajdutëritë këtu nuk ekzistojnë.

11. Nga një fëmijë në fillore deri në një 90-vjeçar e më tepër, të gjithë në Norvegji flasin anglishten perfekte.

12. Gjëja më e rëndësishme është se gjithsecili shikon punën e vet, secili ka jetën e vet, nuk të deformohet fjala që the, nuk ka gjykim mbi gjykimin tënd.

13. Ajo që të bën më shumë përshtypje është se norvegjezët janë cilësuar si njerëzit më të lumtur në botë, dhe kjo gjë reflektohet sepse paqja që kanë me vetveten ta transmetojnë direkt dhe është si diçka ngjitëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.