Ditën e djeshme kanë hyrë në fuqi vendimet e Këshillit të Ministrave për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për përballimin e krizës së rritjes së çmimeve, si pjesë e paketës së Rezistencës Sociale.
Nga 1 prilli, rroga minimale do të jetë 32 mijë lekë. Janë rreth 71 500 të punësuar me këtë nivel pagash, ndërsa ndryshimet do të ketë edhe për kategori të tjera, të cilët tani do të përfitojnë 20 mijë lekë më shumë.
Ndërkohë, qeveria ka vendosur që për të punësuarve me paga 40-50 mijë lekë t’u përgjysmohet norma tatimore. Në këtë kategori përfitojnë rreth 58 mijë individë.