U martua me norvegjez dhe u transferua në Norvegji, gazetarja shqiptare habit me ate qe thote: Ketu asnje njeri nuk..

58707
0

E ftuar në lidhje ‘Skype nga Norvegjia, gazetarja shqiptare Migena Bushati ditën e sotme në emisionin e pasdites “Jeto me orën” në RTV ora tregoi sesi lindi ideja për të hapur “Blogun norvegjez”.

Vetëm një vit më parë ajo emigroi drejtë Norvegjisë, dhe u shpreh se kjo e fundit dhe Shqipëria kanë shumë ndryshime si në kulturë, traditë, në mënyrën e jetesës, etj. Sipas saj, kjo gjë bëri të mundur edhe hapjen e blogut të saj, të cilin e ka hapur vetëm një jave më parë, por siç duket po shkon shumë mirë, dhe ndjekësit duken shumë kureshtarë për të mësuar nga kultura dhe tradita norvegjeze. 

Në verë jam zhvendosur këtu, ishte kohë e pandemisë. Normalisht që këtu bën shumë ftohtë, krahasuar me klimën që është në Shqipëri. Që kur erdha në Norvegji pashë një ndryshim shumë të madhe mes Shqipërisë dhe Norvegjisë duke u ndalur tek  kultura, tradita, mënyrës sesi njerëzit përshëndeteshin me njëri-tjetrin, etj.

Kështu që thashë me vete përse, mos të përcjellë tek të tjerët këto tradita. Në këtë mënyrë hapa edhe blogun norvegjezë, që transmeton këto element që përmenda më lartë. Një gjë që më bëri përshtypje ishte se këtu nuk shihje njerëz të pinin cigare, ndryshe nga çfarë atje tek ne është bërë si një trendi tani”, u shpreh ajo.