Shqiptarin e tradheton sjellja nervoze, policia italiane i gjen 79 mijë euro në makinë, pas arrestimit ja per cfare akuzohet..

245
0

Plot 79 mijë euro janë gjetur në një kamion me targa shqiptare gjatë një kontrolli në Itali.

Sipas autoriteteve italiane, kamioni është ndaluar në autostradën A9 nga një partullë. Por shoferi ka shfaqur shenja nervozizmi, çka ka ngjallur dyshimet te karabinierët.

Pas një kontrolli në mjet, të fshehura në kabinë janë gjetur 79 mijë euro të paketuara me vakum. Shqiptari nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë origjinën e tyre. Ai është arrestuar me akuzën e pastrimit të parave ndërsa është sekuestruar edhe kamioni.