Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së kryesisë së PS, para mediave.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime në qeveri, Rama tha se kjo nuk është e nevojshme.
Ndërsa shtoi se temë diskutimi ishte Kongresi i ardhshëm i Partisë Socialiste.
Pyetje: A do të ketë ndryshime në qeveri?
Rama: Sot kemi pas një mbledhje të Kryesisë. Ndryshimi në kabinet nuk ka arsye që të ketë. Kemi pasur në vëmendje Kongresin e PS-së, temat. Formën e re, statutin e ri të PS.