Përshëndetje nga SHMU!Java e ardhshme do të sjellë në vend ndryshueshmëri të situatës meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të cilat prej mesjavës do të marrin karakter mesatar dhe të dendur.
Kalimi i një sistemi frontal të enjten pasdite dhe të premten do të sjellë reshje shiu edhe në formën e shtrëngatave me rrufe kryesisht në veriperëndim. Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë.Era do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet.
Gjatë kalimit të frontit era do të shtojë shpejtësinë e saj deri e fortë në brigjet detare duke sjellë dhe valëzim në dete të forcës deri 5 ballë. Ju urojmë një javë të mbarë!