Shqipëria mundet 2-1 ne minutat e fundit nga Spanja (Video)

152
0

Shqipëria ka bëre një paraqitje të mirë në Barcelonë. Kuqezinjtë luajtën në miqësoren me Spanjën duke mbajtur në ankth Luis Enriquen dhe tifozët vendas deri në fund por nuk mundën të shmangnin humbjen edhe pse meritonim më shumë.

Me të dyja ekipet që luajtën me formacionet më të mira të mundshme, pjesa e parë ishte shumë e mirë teksa si gjithmonë Spanja bën lojën dhe mban topin ndërsa kuqezinjtë tentojnë me yllin e ekipit, Armando Broja.

Është sulmuesi i Southampton kërcënimi kryesor për Spanjën teksa në dy raste me shpërthimet e tij krijon rrezikshmëshi por pa u shfrytëzuar nga Cikalleshi. Duhet thënë që në pjesën e parë na mohohet një penallti e gjithashtu edhe në të dytën për prekje me dorë.

Gjithsesi pjesa e dytë është edhe më e bukur teksa në minutën e 55’, sërish Broja nis një aksion të rrezikshëm ku Balliu jep më pas një top në zonë dhe Bare e ka si një gjuajtje në lëvizje por gabon duke e çuar topin mbi tra.

Në 60’, Reja bën dy zëvendësime duke futur Uzunin në vend të Cikalleshit dhe Ramadanin në vend të Gjasulës.

Spanja arrin të gjejë golin pas gabimeve tona ku një top i kthyer keq shkon te Ferran Torres që na ndëshkon në 75’.

Dy minuta më pas, Laçi ka një rast të artë për të barazuar por topi shkon në korne dhe nga ajo goditje dënimi Myrto Uzuni përfiton pas një topi të kthyer duke barazuar shifrat.

Gjithsesi nuk mbaron me kaq sepse Spanja hidhet në sulm dhe Dani Olmo shënon një gol të bukur në shtesë pothuajse.

Largohemi me një humbje që mund të ishte më shumë se kaq por paraqitja ishte serioze dhe dinjitoze nga Shqipëria./