Rritja e cmimeve/ Treni mbushet plot, qytetaret nuk gjejne vend per tu ulur (VIDEO)

194
0

Këta udhëtar po zbresin nga treni i linjës Shkodër-Laç. Ky mjet transporti publik ishte i tejmbushur këtë të martë, aq sa ishte e vështire të gjeje vend.

Shumë pasagjerë qëndruan në këmbë. Rritja e çmimit të karburantit ka rikthyer interesin për të lëvizur me tren.

Udhëtimi dhe kushtet janë të vështira, por çmimi i ulet i biletes po i detyron qytetaret që të veprojnë në këtë mënyre.

Ata thonë se kosto e udhetimit me automjetet e transportit publik dhe makinat e tyre private është shumë e lartë. Në këto kushte, ata kërkojnë që linjat hekurudhore të rikthehen, çdo ditë të javes.

Treni i linjës Shkodër-Laç është vënë në funksion që prej datës 15 mars, duke ju ardhur në ndihmë çdo të martë pëlegrinjeve që i drejtohen kishes së Shna Ndout, në Laç.