Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i bën ofertën e veçantë presidentit ukrainas Vladimir Zelenskiy.
Gjatë një fjalimi lamtumire për ushtarët e Federatës Ruse në Grozny, ai u mundua ta ironizojë atë.
Kadyrov foli me neveri për presidentin e Ukrainës, i cili nuk po dorëzohet dhe po e frymëzon jo vetëm popullin e tij, por më gjërë. Kadyrovi tha se i ofron Zelenskiyt “punë në televizion”.
“Sapo Zelenskiy t’i përgjigjet thirrjes sonë për ta ndaluar rezistencën dhe për t’u ulur në tryezë për bisedimet e paqes, ne do t’ia japim atij një mundësi të tillë. Ne madje mund të organizojmë një shfaqje të veçantë në Grozny”, ka shkruar Kadyrov në llogarinë e tij në Telegram.
Me shpresën se Zelenkiy do të dorëzohet, Kadyrov tha se për këtë ka folur edhe me bashkëpunëtorin e tij i cili po merr pjesë në luftë, ndërsa e quajti liderin e ukrainasve “ish-president”.
“Pas përfundimit të operacionit ushtarak, ish-presidenti i Ukrainës do të duhet të fitojë diku, dhe Ayub kërkon t’i jepet një shans”, tha Kadyrov.
Ai shtoi se oferta e tij është “e vlefshme për një kohë të kufizuar”.
“Sepse do të jetë shumë vonë më vonë”, tha ai.