Së paku 17 persona kanë vdekur pasi një djalë 19 vjeç hapi zjarr në territorin e shkollës së mesme në Parkland, Florida, njoftoi Policia amerikane, sipas BBC.
I dyshuari për vrasjet quhet Nikolas Cruz, 19 vjeç dhe është një ish-student në këtë shkollë, prej së cilës ishte dëbuar.
Kur nisi sulmi, studentët u detyruan të fshiheshin teksa policia hyri në ndërtesë.
Kjo është një ngjarjet me numrin më të madh të të vdekurve që kurse 26 persona u vranë në një shkollë në Connecticut në vitin 2012.
Sherifi Scot Israel u tha gazetarëve se Cruz vrau tre persona jashtë shkollës para se të hynte në ndërtesë dhe të vriste edhe 12 të tjerë. Dy persona vdiqën pasi ishin dërguar në spital.
“Është katastrofike. Nuk ka fjalë ta përshkruar,” shkroi Sherifi Israel më vonë në Twitter.
Dr. Evan Boyar i “Broward Health” u tha reporterëve të mërkurën vonë se 17 persona ishin dërguar në spitalet e zonës.
Së paku 17 vetë kanë mbetur të vdekur pasi një 19-vjeçar hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland, Florida.