E vranë në mes të Bllokut, kush është objektivi i atentatit që tronditi Tiranën

774
0

Policia ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me atentatin e para pak minutave në Tiranë. Sipas informacioneve viktima është rreth të moshës 64 vjeç.

Sipas policisë viktima eshte Memli Begalla. Ai u gjet i vdekur në rrugën “Nikolla Tupe” në kryeqytet.

Viktima është qëlluar më një armë zjarri në një shesh pushim pallati në afërsi të zonën ish-bllokut.. Mësohet se ai është qëlluar disa herë pasi ka dalë nga automjeti i tij. Mësohet se viktima banonte në vendin ne ngjarjes. Sipas informacioneve të deritanishme, nuk janë dëgjuar të shtëna me armë dhe dyshohet se vrasja është bërë me armë me silenciator. Autorët e kanë ndjekur viktimën me një makinë tip “BMW” ngjyrë të zezë me xhama të zinj dhe e kanë qëlluar disa herë në trup me armë zjarri.

Policia ka shoqëruar tre persona por ende nuk dihet nëse ata janë autorët apo dëshmitarë.