Shiu po largohet, por meteorologët thonë të përgatitemi për më të keqen

627
0

MOTI SIPAS METEOALB PER DITEN E ENJTE:

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë në Jug ndërsa reshje të izoluara, priten në Qender dhe Veri.

Pasditja përmirëson kushtet e motit në pjesën më të madhe të vendit por Juglindja mbetet me reshje të izoluara dëbore deri në mbrëmje kur kthjellimet bëhen dominate në të gjithë vendin.

Problematike paraqitet era, e cila do të fryjë fryjë me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes duke shënuar deri -5°C ndërsa një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke bërë që maksimumi të ngjitet në 12 – 13°C.