Kanceri po kthehet në epidemi! Ekspertët e shëndetësisë botërore: Mundesia e parandalimit ekziston, ja si të veproni

1116
0

Sëmundjet tumorale janë kthyer në epidemi në të gjithë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se 8.8 milionë vdekje regjistrohen në vit si pasojë e këtyre sëmundjeve. Shqipëria renditet në vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë.

Emiljana Huti: “Një në 6 vdekje në botë ka si shkaktar kancerin. Kjo është një shifër e madhe, e çfarë është më e rëndësishme, kjo shifër është në rritje”.

Mjekët onkologë pohojnë se infeksionet e patrajtuara jane ndër shkaqet kryesore për disa lloj sëmundjesh tumorale.

“Duhanpirja, e cila është e lidhur drejtpëdrejt me kancerin e mushkërive kryesisht, por edhe një kancerash të tjerë. Në vend të dytë renditen disa infeksione virusale, siç janë infeksionet nga Hepatiti B, Hepatiti C. Me obezitetin lidhen një sërë kancerash, siç është kanceri i gjirit, kanceri i veshkës”.

E ndërsa kanceri i mushkërive, renditet i pari për nga vdekshmëria, onkologët thonë se mundësia e parandalimit ekziston.

“Diagnostikohet vonë dhe shanset për t’u kuruar janë të pakta”.

Ekspertët e shëndetësisë botërore kanë parashikuar rritje të rasteve me kancer, por ata janë të mendimit se nëse bëhen kontrolle të vazhdueshme, 1/3 e sëmundjeve tumorale mund të parandalohen dhe trajtohen.

Tv Klan