Nderkohe qe qytetaret jane mbledhur serish ne proteste, Edi Rama, një ditë pasi prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika eshte duke zhvilluar një bashkëbisedim për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për këtë paketë, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.
Rama po kërkon që të shuajë sa me pare revoltën e qytetarëve, duke iu referuar zhvillimeve dhe rritjes së çmimeve dhe në vende të tjera europiane. Ai tha se vendet dhe popujt e kanë pranuar këtë gjë prandaj duhet ta bejme edhe ne.
Nderkohe edhe diten e sotme qytetaret jane mbledhur te shumte per te protestuar.