Teksa Rusia intensifikon luftën e saj në Ukrainë, duke vrarë civilë dhe duke nxitur krizë të madhe të refugjatëve, presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë të ditur të martën, 8 mars, një ndalesë në importet e naftës ruse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka falënderuar Biden për vendimin e tij për të pezulluar importet e naftës dhe gazit rus.
Ai u bëri thirrje liderëve të tjerë botërorë që ta ndjekin si shembull, duke thënë se kjo masë do të godiste “zemrën e makinës së luftës së Putinit”.
Më herët të martën, Zelensky mbajti gjithashtu një fjalim virtual historik në parlamentin e e Mbretërisë së Bashkuar, ku bëri thirrje për vendosjen e më shumë sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.