Lufta drejt kthesës?! ‘Hyn në lojë’ Kina

255
0

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i intervistuar në programin amerikan “World News Tonight” të  Abc, nuk është shprehur kundër mundësisë së një kompromisi për Krimenë dhe Donbass-in.

“Mund të diskutojmë dhe mund të gjendet një kompromis se si këto territore do të vijojnë të jetojnë” tha ai. Ukraina, vijoi ai, është gati për dialog por jo për kapitullim. Sipas tij, është e rëndësishme që Putin të nisë të flasë, të nisë një dialog në vend që të jetojë në një flluskë informacioni pa oksigjen. “ Mendoj se ai aty ndodhet” është shprehur Zelensky. Megjithatë, në të njëjtën intervistë ai ka theksuar se “kjo luftë nuk do të përfundojë kështu. Do të shpërthejë një luftë botërore”

Kina ‘futet në lojë’

Në një videokonferencë me presidentin francez Macron dhe me kancelarin gjerman Scholz, presidenti kinez Xi Jinping kërkon “moderim maksimal” në Ukraina.

Në takimin e parë me liderët e perëndimit që nga nisja e krizës, Xi është shprehur se Kina mbështet respektimin e sovranitetit dhe integritetit të të gjitha vendeve.

“Të gjitha përpjekjet për një zgjidhje paqësore duhet të mbështeten” ka deklaruar ai, ndërsa shton se sanksionet do të kenë një ndikim negativ sepse janë të dëmshme për të gjitha palët.

Kina vlerëson përpjekjet për ndërmjetësim që kanë ndërmarrë Franca dhe Gjermania dhe është e gatshme për të mbajtur koordinimin me dy vendet europiane e madje për të luajtur edhe një rol aktiv me komunitetin ndërkombëtar ‘sipas nevojave të të gjitha palëve’. ANSA raporton se Kina është në favor të zhvillimit të një “dialogu mes të barabartëve”, që përfshin Europën, Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.