Gjesti human i gazetarit shqiptar, kthehet nga Ukraina dhe sjell në Tiranën nënën dhe djalin e saj 10 vjeçar

234
0

Gazetari Julian Kasapi dhe operatori Zhaku Myftari janë mes grupit të gazetarëve që u nisën nga Shqipëria dhe për disa ditë raportuan për situatën në Ukrainë. Ata kanë sjell për shikuesit shqiptarë pamjet reale të luftës dhe mbijetesën e ukrainasve në këto ditë vendimtare.

Juli dhe Zhaku janë kthyer sot në Tiranë, por nuk kanë ardhur “duarbosh”. Gazetari bën me dije se kanë sjell në vendin tonë një nënë ukrainase dhe djalin e saj 10 vjeçar, duke i shpëtuar nga bombardimet ruse që vazhdojnë në ditën e 13 të pushtimit në Ukrainë.

“Marina dhe djali i saj Denis iu larguan ferrit të bombardimeve ruse nga Kharkiv dhe udhëtuan mbi 18 orë me tren.  I lumtur që i sollëm shëndoshë e mirë në Shqipëri përpos peripecive që na u desh të kalonim. I lumtur që Denisit 10 vjeçar dhe nënës së tij iu rikthye buzëqeshja”, shkruan Jul Kasapi dhe ndan foton e mëposhtme.