“Rundi i tretë i negociatave ka përfunduar. Ka zhvillime të vogla pozitive në përmirësimin e logjistikës për korridoret humanitare.” Këtë e ka bërë të ditur në Twitter këshilltari i Zelenskit, Mykhailo Podolyak.
Raundi i katërt i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet së shpejti në Bjellorusi. Kjo u njoftua nga delegacioni i Moskës në agjencinë Tass.