11-vjeçari nga Ukraina iku nga lufta dhe i vetëm mbërriti në Sllovaki (Foto)

7
0

Duke mbajtur një çantë shpine, një pasaportë dhe një numër telefoni të shkruar në dorë nga nëna e tij – e cila duhej të qëndronte në Ukrainë për t’u kujdesur për nënën e saj, e cila është e sëmurë -, fëmija udhëtoi me tren dhe u nis për në Bratislavë, ku jetojnë disa të afërm. Historia është treguar në faqen e Facebook të Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë.

Në kufi, zyrtarët sllovakë u kujdesën për djalin, i dhanë ushqim dhe pije, kontaktuan me të afërmit duke përdorur numrin e telefonit të shkruar në dorën e tij dhe më pas e çuan në Bratislavë.

Nëna e fëmijës regjistroi një video-mesazh, i cili më pas u postua në faqen e ministrisë në Facebook, për të falënderuar të gjithë ata që u kujdesën për fëmijën. “11-vjeçari mbërriti krejt i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë – shkruan ministria -. Ai i beri per vete të gjithë me buzëqeshjen, guximin dhe vendosmërinë e tij, i denjë për një hero të vërtetë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.