“Kompania e fuqishme e financuar nga banka ruse operon lirisht në Shqipëri”, Artan Hoxha plas ‘bo mbën’ dhe ngre alarmin: Atë e ka sanksionuar edhe SHBA! Rrezikojmë që…

275
0

Gazetari Artan Hoxha foli për sanksionet ndaj Rusisë dhe pozicionin e Shqipërisë në raport me këtë hap të ndërmarrë nga shumë vende të tjera, përfshirë këtu edhe SHBA.

Hoxha deklaroi për emisionin ‘ABC Live’ se në Shqipëri vepron një kompani e fuqishme që ka hyrë në treg dy vitet e fundit, e cila bashkëpunon me një nga dy bankat më të fuqishme ruse, të sanksionuara nga SHBA. Ai theksoi se në Shqipëri kjo kompani ka hyrë përmes Bullgarisë ku është e hetuar për pastrim parash.

“Kompanitë dhe bankat ruse po i bllokojnë në të gjithë botën. Në Shqipëri vepron një kompani e fuqishme që ka hyrë në treg këto vitet e fundit duke investuar në sektorë strategjikë. Ajo bashkëpunon me një nga dy bankat më të fuqishme ruse që është bërë pjesë e sanksioneve të SHBA.

Telecomin bullgar ajo e ka blerë me një kompani tjetër në emër të një biznesmeni bullgar të lidhur me një biznesmen shqiptar. Ajo vepron lirisht në Shqipëri dhe nuk ka asnjë bllokim të veprimtarisë së saj. Kjo kompani që ka hyrë përmes Bullgarisë në Shqipëri ka qenë nën hetim për pastrim parash. Nuk ka deri tani asnjë sanksion ndaj saj. As nga Ministria e Financave as nga Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë listë të personave të dyshuar nga federate ruse”, tha Artan Hoxha.