Nisin sot negociatat e dyta. Ja cfare kerkon Kievi dhe cfare kerkon Moska. BE nuk terhiqet, nisen sot.. Franca: “Largohuni nga Rusia”

205
0

Sot fillon raundi i dytë i negociatave ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase. Kievi bën thirrje për armëpushim, ndërsa Moska synon neutralitetin e vendit dhe pavarësinë e Donbasit.

Luftimet nuk ndalen: shpërthime natën në kryeqytetin ukrainas, rrufe raketash në Kharkiv, Kherson në duart e rusëve. “Me ne do të keni vetëm rezistencë të ashpër”, premton Zelensky. Dhe mbi 2000 civilë janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Moska po i bën thirrje Ukrainës që të mbajë një pozicion neutraliteti. Kjo do të thotë, para së gjithash, se Kievi duhet të lërë mënjanë aspiratën për t’u bashkuar me vendet e NATO-s. Kremlini nuk është shprehur në këtë pikë, por as kërkesa zyrtare e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky (në foto) për ta futur Ukrainën në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk duket se shkon në drejtimin e “neutralitetit” të kërkuar nga Moska


Raundi i dytë i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës, i planifikuar në pyllin midis Polonisë dhe Bjellorusisë, është shtyrë për sot. Në tryezë është “një armëpushim”, siguron Moska.

Kievi paralajmëron se nuk do të pranojë ultimatumet nga Kremlini. Deri më tani ka të paktën 2,000 vi ktima civile, sipas qeverisë ukrainase. Të paktën 277 ato të konstatuara nga OKB-ja, e cila flet për një milion refugjatë.

Trupat e Moskës pushtuan Kherson. Shpërthime në Kiev edhe mbreme. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe dënon kërcënimet bërthamore të Moskës.

“Një luftë e tretë botërore do të ishte bërthamore dhe shkatërruese,” thote Lavrov. Koreja e Veriut, Siria dhe Eritrea votuan kundër rezolutës; Kina mes 35 abstenimeve.

Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë po heton për krime lufte. Mbledhja e sotme e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Për sa i përket sanksioneve, BE-ja nuk tërhiqet: paketa e re kundër Bjellorusisë do të nisë sot. Blinken mbërrin në Evropë: ai do të shkojë në Poloni, Moldavi dhe vendet baltike në shenjë mbështetjeje për Ukrainën.

Parisi u rekomandon me forcë francezëve: “Largohuni nga Rusia”

Franca rekomandon “fuqishëm” që qytetarët francezë të largohen nga Rusia nëse prania e tyre “nuk është thelbësore”.