Ndërprerja e menjëhershme e zjarrit dhe tërheqja e trupave ruse: kjo është kërkesa e Kievit për delegacionin rus.
Por ka shumë skepticizëm për rezultatin e negociatave në Bjellorusi. Ndërkohë, kryeqyteti ukrainas është i rrethuar nga trupat ruse, edhe pse “Moska po ngadalëson ofensivën”. Rusët akuzojnë: “Kiev përdor civilët si mburoja njerëzore”.
Delegacioni ukrainas mbërriti me helikopter në vendin e takimit
Delegacioni ukrainas që do të marrë pjesë në bisedimet me homologun rus në Bjellorusi mbërriti me helikopter në vendin e bisedimeve, sipas korrespondentëve të Ria Novosti.
Moska: gati për të negociuar gjithë kohën që duhet për marrëveshje
“Delegacioni rus është i gatshëm të negociojë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur një marrëveshje”. Kështu deklaroi kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky, i cituar nga Interfax, në pritje të fillimit të bisedimeve mes Moskës dhe Kievit në Gomel.