Një autobus me targa ukrainase me rreth pesëdhjetë persona në bord – gra dhe fëmijë dhe dy burra, njëri prej të cilëve shoferi – që ikën nga lufta mbërriti mëngjesin e sotëm në kufirin e Fernettit (Trieste).
Policia ishte në pritje të autobusit dhe kryente kontrolle të rregullta kufitare. Ata janë drejtuar të gjithë në shtëpitë e miqve apo të njohurve, kryesisht në veri midis Brescia, Vicenza, Milano. Dikush po ashtu është nisur për në Romë.