Ishte dëbuar nga Gjermania, nuk ua merr mendja çfarë bën një grua për të fituar azilin

609
0

E kishin dëbuar drejt Shqipërisë pak muaj më parë nga shteti ku kishte jetuar si azilante, por duket se dëshira për t’u rikthyer ishte më e fortë se çdo gjë.

Për këtë arsye, një grua nga një fshat i Matit, hartoi një plan, pa e ditur se do i hapte telashe vetes.

Rreth orës 10:30 të ditës së djeshme, e enjte, është marrë informacion nga policia se në fshatin German, Njësia Administrative Komsi, në Mat, është dëmtuar muri i banesës së një gruaje.

Shqiptari.net mëson se muri i banesës së dëmtuar i përket 68-vjeçares Mane Bunga.

Nga veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar një vrimë në murin e kësaj banese, e cila dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Në rrugicën përballë me banesën u gjetën dy gëzhoja automatiku model 56.

Burime nga policia thanë se dyshohet se kjo ngjarje ka qenë stimul nga vetë të dëmtuarit me qëllim përfitim të azilit në Gjermani, ku Bunga ka jetuar si azilante, por e kishin kthyer në vendin tonë.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.