Nuk ndalet Putin: Nëse keto dy shtete do të kërkojnë të futen në NATO, do të kenë të njëjtin fat

512
0

Putin ndodhet në revansh duke dridhur mjaft vende evropiane. Duke folur gjatë një konference për shtyp në Moskë, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, kërcënoi se nëse ndonjë nga vendet nordike do të kërkonte të bashkohej me aleancën e sigurisë, “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të kërkonin që Rusia të ndërmarrë hapa reciproke”, njoftuan agjencitë e lajmeve ruse

“Ne e konsiderojmë angazhimin e qeverisë finlandeze për një politikë ushtarake të mosangazhimit si një faktor të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën veriore”, tha Zakharova.

Ndërsa Finlanda bashkëpunon me aleancën e sigurisë në disa çështje dhe po merr pjesë në takimin e sotëm të organit në Bruksel, ndonëse ajo nuk i është bashkuar zyrtarisht bllokut.

Muajin e kaluar, kryeministrja Sanna Marin tha se ishte “shumë e pamundur” që Finlanda të aplikonte për anëtarësim në NATO gjatë mandatit të saj në detyrë.