Lufta ne Rusi, Rama jep lajmin e keq: Një shqiptar humb jeten në Ukrainë, Xhaçka: 5-6 qytetarë na kanë kontaktuar për ndihmë ..

72
0

Kryeministri Edi Rama njoftoi se një shqiptar ka humbur jeten në Ukrainë i veshur me uniformë ushtarake i cili jetonte atje prej kohësh.

“Përveç një informacioni të fundit për një djalë që ishte në media që ishte vrarë si person i veshur ushtar, pjesë e ushtrisë djalë shqiptar që jetonte në Ukrainë dhe ishte martuar apo bashkëjetonte me një ukrainase”, deklaroi Rama.

Ndërkohë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka njoftoi se janë një komunitet shqiptarësh në Ukrainë, ndërsa  11 shqiptarë janë pjesë e OSBE që janë evakuuar.

Ajo tha se ka komunikuar me 5 apo 6 qytetarë të tjerë që jetojnë atje që kanë kërkuar ndihmë, ku theksoi se ambasadat shqiptare janë të gatshme për t’i pritur ata.

“Ka një komunitet shumë të vogël shqiptarësh të integruar atje prej shumë vitesh dhe 11 shqiptarë në organizatën e OSBE që janë pjesë e planit të evakuimit ata janë të gjithë shëndoshë e mirë dhe do të kthehen në Shqipëri ndërkohë që pjesa tjetër kemi qenë në kontakt me 5-6 prej tyre që kanë kërkuar asistencë për të lëvizur nga Ukraina dhe u kemi sugjeruar rrugë tokësore dhe ambasadat tona janë të gatshme për t’i pritur dhe jemi në komunikim të vazhdueshme me ta”.