Altini ka sjellë në dyert e “Shihemi në Gjyq” bashkëshorten e tij, Danielën. Mes këtij çifti të ri që i janë drejtuar rubrikës së njohur të emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan, shkak është bërë ish-bashkëshorti i Danielës.
Daniela dhe Altini janë njohur në vitin 2020 në Vlorë. Pasi ranë në dashuri, vendosën të martoheshin edhe pse ajo i kishte dhënë fund martesës së parë prej së cilës ka një djalë. Sot, fryt i dashurisë së tyre është vajza, por ndërkohë Altini nuk flet me familjen e tij për shkak të Danielës. Megjithatë, ish-bashkëshorti i saj i ka shqetësuar të dy me telefonata e kërc ënime.
Altin: Kam ardhur këtu për t’i dhënë drejtim zonja Daniela.
Daniela: O Altin, po si mund të më thuash mua zonja kur unë jam gruaja jote dhe kam një vajzë me ty?
Altin: Do ta shohim do jesh gruaja ime apo jo.
Daniela: Po pse më solle deri këtu, pse u kujtove kaq vonë, pse i bën këto gjëra kur mund ta zgjidhnim shumë mirë bashkë?
Eni Çobani: Çfarë problematike e vërtetë ju ka lindur pas lindjes së vajzës?
Altin: Mua më ka shqetësuar shumë ish-bashkëshorti i Danielës, e ka kërc ënuar në telefon dhe mua më është shqetësuar shumë bashkëshortja. Më ka lindur fëmija me anemi dhe jam marrë vetëm me të nga Dhjetori i kaluar e tani. Më ka sjellë shqetësime, telefonata ish-bashkëshorti i Danielës.
Eni Çobani: Po ku ka konsistuar, ku është problemi tamam, i vërtetë?
Altin: E ka kër cënuar, e ka sharë, mua s’më vjen mirë ta shajë ish-bashkëshorti. E merr në telefon për djalin, i thotë “ma hap telefonin në çdo moment që unë të marr”. Kush është ai? Të më marrë mua nëse është burrë, jo të marrë gruan në telefon e të ma shqetësojë. Për këtë kam ardhur që të merret një vendim.
Altini thotë se ajo që kërkon është qetësia dhe fundi i kësaj problematike. Për të nuk është problem kërkesa e zotërisë për të parë djalin e tij, por kërkon që ndërveprimet e tij me Danielën të kenë një kufi.