Pas disa vitesh pauzë Elvis Pupa aktori i njohur i humorit i është kthyer profesionit të tij.
Pas largimit në Amerikë karriera e tij artistike pati një ndërprerje por prej ditësh ka vendosur të kthehet me video gazmore në rrjete sociale.
Një nga videot më të fundit është me titull “Si mendon fisi e shoqëria në Shqipëri se i bëjnë lekët emigrantët?”
Në video Elvis Pupa ka varur lekët në pemë dhe ujit pemën që të rritet.
Shikojeni videon e do shkriheni së qeshuri!