‘Ndihem shumë i vetmuar’, milioneri gjerman kërkon 10 persona t’i bëjnë shoqëri në vilën e tij të madhe

142
0

Miliarderi gjerman Karl Reipen ka kërkuar 10 persona që të jetojnë me të në një nga pronat e tij në Zelandën e Re.

Ai shprehet se ndihet shumë i vetmuar, ndaj edhe kërkon shoqëri dhe vilën e tij mikpritese ai e përshkruan si parajsa në tokë.

Vetëm gjatë kësaj jave, ai e ka publikuar dy herë njoftimin se kërkon 10 persona t’i bëjnë shoqëri, por lajmi ka marrë dhenë edhe matanë gazetave lokale .

Prona e tij ka vlerën e 8,5 milionë dollarëve dhe ai aty ka edhe ambjente te tjera argetimi te perfshira.

Ai ka thënë: “Mund të kënaqen gjatë shëtitjeve, peshkim, shoping, lundrim me kajak, not apo vëzhgimin e kafshëve.

Nëse jeni të interesuar të jetoni me një grup njerëzish interesant, hajdeni jetoni me mua.’’

Por me e vecanta eshte se personat që do të pranojnë të jetojnë me të nuk do të paguhen, por do të kenë përfitime të tjera, bazuar ne atë që ka thënë milioneri gjerman.