Parlajmerimi i fortë: Lulzim Basha do të tërhiqet nga zgjedhjet e 6 Marsit!

247
0

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani, ka bërë një parashikim të fortë ditën e sotme, pasi u shpreh se ka shumë mundësi që Lulzim Basha të tërhiqet nga zgjedhjet e 6 Marsit.

Sipas tij, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka mundëis të fitojë në disa qytete, pasi kandidatët e zgjedhur nga “primaret” janë shumë të mirë.

“Unë besoj që ne jemi shumë konkurrues dhe me shumë mundësi mund të fitojmë në Shkodër, të njëjtën gjë mund të them për Dibrën, Durrësin. Lushnja ka një kandidat shumë të mirë .

Tani Basha është pakicë ekstreme, për mua me shumë mundësi mund të ketë dhe ndonjë tërheqje në ndonjë moment të caktuar . Këtë e them nga praktika, nga ajo që ka ndodhur më përpara, Basha e ka problem përballjen. Gjithmonë i ka ikur zgjedhjeve me përjashtim të atyre momenteve kur ka bërë pazaret në tavolinë siç ishte 2017. Ai nuk ka as kandidat për të zgjedhur, nuk e mbështet njeri, është një pakicë ekstreme brenda nesh”, tha Ristani në Top Talk.