Është më ngjitës se Omicron, zbulohen rastet e para me nënvariantin e ri në Itali, ja cfare thone specialistet..

219
0

Nënvarianti i Omicron i quajtur BA.2 tashmë  ka mbërritur edhe në Itali . autoritetet bëjnë me dije se varianti i ri është po aq i shpejtë në përhapje, por nuk është ende e qartë nëse është më pak agresiv.

Mediat italiane ndër të tjera bëjnë m dije se varianti i ri BA.2, nuk është “motra” e vetme e Omicron pasi deri më tani nga testimet kanë rezultuar dhe nënvariantet BA.1 dhe BA.3 , siç tregohet nga bazat e të dhënave të mëdha që ruajnë sekuencat e virusit SarsCoV2, si NextStrain dhe Gisaid.

Ndërkohë ekspertët kanë theksuar faktin se BA.2 nuk ka gjasa të gjenerojë një valë të re përhapje, por vetëm të valëzojë valën aktuale ose të ngadalësojë zbritjen e kurbës së epidemisë.

Nga tre versionet e Omicron, BA.1 është më i përhapuri në vendet ku mbërriti, ai shpejt la mënjanë variantet para-ekzistuese dhe në ato vende ku Omicron zëvendësoi Delta-n dhe që nga 17 janari kishte një prevalencë të vlerësuar prej 95.8%.

BA.2 u raportua fillimisht në Indi dhe më pas në Filipin , Singapor dhe Japoni duke u përhapur në destinacionin e radhës që është Evropa ku para Italisë prezenca e tij është zbuluar në Danimarkën , dhe më pas në Britaninë e Madhe dhe Gjermani .