Një punonjës i policisë së Kukësit, është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet për akuzën e korrupsionit.
Shtetasi SH.Ç me detyrë punonjës policie, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar rryshfet shtetasit me inicialet A.S, me qëllim që të mos referonte në prokurori largimin e tij nga banesa, edhe pse ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie.
Rasti daton me 13 janar te vitit 2022.