I shitur nga e ëma për një gotë birrë! Historia e të tmerrshmit Charles Manson

754
0

Charles Manson-i u lind nga 16-vjeçarja Kathleen Maddox dhe fillimisht u quajt “pa emër Maddox”. Nëna e tij ishte e alkoolizuar dhe thuhet se një herë e shiti të birin për një gotë birrë. Manson mendohet të mos e ketë njohur kurrë babanë e tij biologjik.

Manson-it iu caktua disa herë të qëndronte në mjedise riedukumi, por arriti të arratisej. Në moshën 13- vjeçare, në një ndër arratisjet e rradhës Mansoni ia doli të vidhte një makinë, ndërkohë që kohë më parë kishte bërë akte të tilla në dyqane të shumta.

Vrasësi famëkeq qëndroi 47 vite në burg për vrasjen e tetë personave.

Që prej 1970-ës, Manson-i kishte një “x” në ball të cilën fillimisht e quajti si një kryqëzim nga shoqeria dhe më pas thjesht si swastika.

Ishte babai i tre fëmijëve si dhe u martua me dy gra.

Charles Manson-i krijoi kultin e tij dhe shihej si Zoti për të gjithë ata që u bashkuan me të. Ai besonte se ishte Jezusi dhe nxiste vazhdimisht një luftë racash. “Manson Family” ishte një familje kriminale e cila nisi të fuqizohej në vitin 1960, pas vrasjes së bujshme të aktores Sharon Tate.

Njëra prej vrasjeve u bë në dasmën e dy viktimave, ku gruaja ishte 8 muajshe shtatzënë para se të vdiste.

Anëtarët e familjes vrisnin në emër të të madhit Charles Manson, një pjesë e mirë e të cilëve ishin vajza.

“Ne donim të bënim vrasje që bota të shokohej dhe t’i vinte re.” ka rrëfyer njëra prej tyre.

Një ndër keshillat e shumta që ai la për gjithkënd në dokumentarët e tij ishte t’i rrisni vetë ushqimet, të përdorni sa më pak elektricitet dhe të shmangni shkollat e riedukimit.

“Një të tille i vura flakën.”

 

/anabel/