Skip to content

Pas ‘paqes’ mes tyre, Noizy e Stresi hyjnë “live” së bashku dhe thyejnë rekordin e shikueshmërisë (Video)

    Së pari në “live” ishte Stresi dhe një shok i përbashkët i tij dhe Noizyt, e më vonë dyshes iu bashkangjit edhe reperi Noizy.

    Edhe pse për një kohë të gjatë Noizy dhe Stresi kanë pasur probleme mes grupeve të tyre të cilat i kanë shprehur përmes muzikës, ka pasur raste kur këto probleme janë bartur në jetën reale e që janë përcjellur me veprime të dhunshme mes grupeve.

    Pajtimi i Noizyt dhe Stresit ka bërë që në “live” të hyjnë rreth 80 mijë shikues të cilët kanë duartrokitur veprimin e reperëve duke thënë se të dy duhet të shfrytëzojnë për mirë ndikimin e tyre tek fansat.

    Kujtojmë se reperët kanë vendosur të ndërtojnë tri shtëpi me paratë e fituara në rrjetin social “Tiktok”.