Omicron apo virozë? Epidemiologu tregon ja si ta kuptoni nese jeni infektuar

325
0

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur ditën e sotme për situatën e Covid-19 në vendin tonë, ku ditët e fundit ka një rritje të ndjeshme të shifrave të të infektuarve.

Varianti Omicron dhe virozat e stinës shpesh ngatërrohen me njëra-tjertrën, por Alimehmeti thotë në “Zona Zero” se mes tyre nuk ka një dallim, por për të provuar nëse jeni të infektuar, duhen bërë analizat dhe tamponi. Sipas tij këto duhen bërë vetëm atëhere kur dikush shfaq simptoma ose ka pasur një kontakt të ngushtë me një person të infektuar.

 “Testi i shpejtë është efektiv dhe me kosto të ulët. Ka shumë njerëz që po e teprojnë në fakt me bërjen e testeve. Bëjeni vetëm kur keni simptoma ose vetëm kur keni pasur kontakt të ngushtë me një person të infektuar,” tha mjeku Alimehmeti.