‘Kam fjetur në stacion treni dhe ti nuk më zgjodhe’, balerini i kujton Ilirit historinë e të shkuarës: E mban mend si muhabet?

3
0

Eltion Merja, balerini që ka hyrë së fundi në shtëpinë e Big Brother, duket se ka rezerva të mbetura që jashtë shtëpisë me Ilirin, një nga konkurrentët pretendent për të fituar çmimin e madh.

Eltioni në një diskutim me banorët ka folur rreth një situate të ndodhur në vitin 2011 me Ilir Shaqirin.

Ai i tha balerinit dhe koreografit se nuk e ka mbështetur në periudhën më të vështirë që po kalonte në jetën e tij, edhe pse kishte mundësinë që ta bënte.

Diskutimin e nisi Dj Dagz, i cili e pyeti Ilirin se kush është ai që ka bërë komentin për të gjatë klipit prezantuese. Në atë moment Eltioni iu drejtua Ilirit duke i thënë pengun që i kishte mbetur që prej vitit 2011.

BISEDA:

Dj Dagz: O Ilir një koment për ty që ka thënë që ti je profesional, kush e ka bërë?

Iliri: Profesional ka thënë ky (i drejtohet Eltionit).

Dj Dagz: Nuk të ka pëlqyer kërcimi me robdishana?

Iliri: Ku ishin ato gjërat profesionale? E ka për Dancing ky…

Eltioni: Ndoshta e ke harruar si histori, kam një gjë të keqe shumë që nuk i harroj askujt asgjë dhe pse e vuj në kurriz.

Iliri: Jepi!

Eltioni: Nuk më ka pëlqyer situata në Romë kur ke qenë koreografi i muzikalit “Romeo dhe Zhuljeta”, që unë kam qenë në audicion dhe kam ndejt 2 orë e gjysmë në vijë të parë të audicionit dhe ti ke qenë ai që më ke kërkuar, hajde Eltion tregoja edhe të tjerëve si bëhet dhe si përfundim s’më zgjodhe që të isha kast i balerinëve profesionistë te “Romeo dhe Zhuljeta”.

Dj Dagz: A të kujtohet ky muhabet Ilir?

Iliri: As e mbaj mend fare.

Eltioni: Ke qenë koreografi apo jo?

Iliri: Po, i “Romeo dhe Zhuljetës”.

Eltioni: Në vitin 2011, shumë bukur, audicioni është bërë rreth orës 12.

Iliri: Po mo po kam qenë koreografi!

Eltioni: Kështu që unë atë periudhë kam kaluar periudhën më të keqe në Romë.

Iliri: Folëm bashkë atë ditë?

Eltioni: Patjetër, u përshëndetëm dhe nuk desha të thoja Ilir që “unë jam duke fjet në stacione treni dhe më ndihmo pak me këtë gjënë” sepse nuk jam tipi që them gjëra të tilla.

Iliri: Po as unë nuk jam tipi që i pyes njerëit nëpër audicione që “ku ke fjetur?”

Eltioni: Kjo gjë nuk më ka pëlqyer që e thashë në klip dhe kam dashur ta diskutoj me ty. Do thuash ndoshta pse kaq vonë? Mund ta diskutonim edhe te Dancing por edhe aty kam parë një lloj nuk mund ta quaj distancim por një lloj barriere nga ti. Në tre vite Dancing nuk më ke bërë ndonjë vlerësim që ktë e ke bërë koregografinë më të mirë. Kjo gjë më ka dhembur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.