“Kisha frikë se më donte për letra por ai..”, Simona flet për lidhjen me shqiptarin ne Itali

385
0

Që kur ishte e vogël, Simona ka jetuar në Itali aty ku ka gjetur dhe dashurinë e jetës. I janë dashur vite që të heqë dyshimet se kjo lidhje ishte e sinqertë dhe jo e shtyrë nga interesi… Për çfarë bëhet fjalë? Këtë gjë na e zbulon vetë Simona në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”.

Simona: Kam jetuar 8 vjet në Shijak pastaj ikëm në Itali me familjen dhe që atëherë jetoj në Itali. Kam 2 vjet që jam martuar dhe rri me burrin. Ndërkohë kam jetuar me prindërit dhe me motrën. Me babin flisnim shqip, me burrin flasim më shumë shqip. Burri quhet Adionis, është nga Fieri.

Me Adionisin jemi njohur në Gusht të vitit 2017. Vazhduam duke folur, pastaj ai më tregoi jetën e tij, më tha se kishte 10 vite në Itali dhe ishte pa dokumenta. Kisha shumë frikë se mos më gjykonin njerëzit, por nga frika të mos i jepja një zhgënjim. Dola 2-3 herë me Adionisin, bënim biseda për punën.

Pastaj u zhduka se kisha frikë që prindërit të mos ndjeheshin keq. Pas një muaji ai më kërkoi një javë pastaj nuk më kërkoi më. Atje në Itali kemi dëgjuar raste që djemtë shqiptarë janë martuar për letra. Kisha frikë se mos ai më donte vetëm për letrat.

Ardit Gjebrea: U ndatë? Po një ditë të bukur ti i shkrove… Pse?

Simona: Sepse më kishte ngelur fiksim sepse është burrë për familje, shumë i respektueshëm si djalë dhe më trajton si princeshë. I shkrova thjesht “Mirëmëngjesi”, ai nuk më ktheu përgjigje pastaj në darkë më ktheu përgjigje, por unë ndërkohë kontrolloja WhatsApp-in dhe shikoja se ai ishte online. Ishte në linjë, por nuk më shkroi dhe unë mendoja se kishte gjetur një tjetër.

Ardit Gjebrea: Dhe ai kishte gjetur një tjetër?

Simona: Jo.

Ardit Gjebrea: E sigurtë?

Simona: Po.