Varianti Omicron i koronavirusit ka sjellë rritje të shifrave të infektimeve në të gjithë botën, për shkak se përhapet më lehtë.
Komiteti i Ekspertëve njoftoi pak ditë më parë se në Shqiëpri janë regjistruar dy rastet e para, ndëkrohë që edhe në Kosovë u njoftua ditën e sotme se 9 persona janë infektuar me variantin Omicron.
Sipas mjekëve, ky variant mund të ngatërrohet me gripin, për shkak se ka simptoma pothuajse të njëjta.
Këto janë simptomat e variantit Omicron, të cilat duhet t’i dini:
Dhimbje trupi
Pacientët e infektuar me Omicron kanë raportuar se kanë përjetuar dhimbje trupi
Dhimbje koke:
Dhimbja e kokës është një tjetër simptomë e zakonshme e raportuar e infeksionit Omicron deri më tani
Gërvishje të fytit:
Gërvishtja e fytit, pa kollë, është raportuar gjithashtu si një simptomë e variantit Omicron
Ekspertët shëndetësorë, rekomandojnë se marrja e paracetamolit dhe pirja e shumë lëngjeve ndihmojnë në lehtësimin e çdo dhimbjeje.