Ja si duken dy prerjet e reja te kartmonedhave

235
0

Nga data 17 janar 2022 do të hidhen në treg kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekë. Lajmi është konfirmua pak ditë më parë nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko.

Në foto më poshtë shihen edhe sesi do të jetë kartëmonedha e re dhe dizajni. Duket se kartëmonedha 2000 lekë është me shumë ngjyra, me figurën e Mbretit Gent.

“Njëkohësisht, vlen të theksohet se në vitin 2021, kemi prodhuar edhe 2 kartëmonedhat e fundit të serisë, ato me prerje 500 dhe 2000 Lekë, të cilat pritet të hidhen në qarkullim në ditët në vijim, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë sonë të re të kartëmonedhave, të përbërë nga 6 prerje.

Duke filluar nga data 17 janar 2022, kartëmonedhat e reja do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale. Ato janë dizajnuar dhe prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie”, u shpreh Sejko pak ditë më parë.