Nesër vendosim në qeveri.. Rama njofton vendimet e rendesishme qe do te merren

132
0

Kryeministri Edi Rama thotë edhe një herë se do të qëndrojë jashtë debatit të Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se është i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale pa dallim, ngjyrash.

Në postimin e tij kreu i qeverisë shkruan se nesër vendoset në qeveri Konsultimi i madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen.

“S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin!

Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!

Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin,jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale!Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur!”shkruan Rama ndër të tjera.