Në gjithë vendin që nga ora 08:00 ka nisur votimi për shkarkimin ose jo të kreut të PD, Lulzim Basha.
Në Fier disa demokratë dhe anëtarë të PD janë të lumtur për këtë referendum të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ndërsa njëri prej tyre e quan Berishën “Skënderbe” dhe këtë që ai po bën e quan “Besëlidhjen” e dytë.
“Është shpallur ‘non grata’ nga një qeveri në Amerikë, nesër pasnesër vjen qeveria që e do. Pres pjesëmarrje masive për shkarkimin e Bashës. Ai duhet larguar se ka krijuar përçarje në PD. Me zgjedhjen e një kryetari të ri do të jetë më e bashkuar dhe e fortë. Votova për doktor Berishën.
Pres me e heq qafe atë faqe të zezë që bashkëpunon me Edi Ramën, janë bashkë të dy. Në Shqipëri erdhi Skënderbeu dhe bëri Besëlidhjen, erdhi doktor Berisha me bë Besëlidhjen. PD do të jetë shumë më e fortë.”, u shpreh njëri nga anëtarët e PD në Lezhë.