E fundit/ Italia mban mbyllur kufijte me Shqipërinë deri ne kete date

280
0

Situata e krijuar së fundmi nga Covid ka bërë që Qeveria Italiane të shtrëngojë masat anticovid në hyrjet kufitare.

Për personat që hyjnë nga një vend anëtar i BE, bëhet i detyrueshëm tamponi negativ.

Për ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 4 ditore dhe tamponi negativ.

Masa që do të hyjnë në fuqi nga 16 dhjetori janë të vlefshme deri më 31 janar 2022.

Edhe për vendet ekstrakomunitare ku përfshihet Shqipëria, urdhri shtyhet deri më 31 janar 2022.

Më 25 tetor Italia vendosi që hyrja nga Shqipëria në Itali dhe i personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të lejohej vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute, apo rikthim në banesën e rezidencës.

Ora shkruan se nga ministria italiane e Shëndetësisë, është bërë me dije se Shqipëria doli nga lista e vendeve D, të Ministrisë duke u renditur në zonën e kuqe të nivelit E.

Vendimi hyri në fuqi më 26 tetor dhe ishte parashikuar të zgjaste deri më 15 dhjetor 2021.