E fundit/ Në zyrën e Bashës ‘zbarkojnë’ ambasadorët më të rëndësishëm, cfare po ndodh

233
0

Do të jetë një ditë e ngjeshur me takime kjo e sotmja për kreun e PD-së Lulzim Basha, ndërkohë që në zyrën e tij kanë mbërritur ambasadorët e disa prej vendeve më të rëndësishme, përfshirë SHBA dhe BE.

Në zyrën e Bashës kanë mbërritur:

Ambasadorja Amerikane — Yuri Kimi

Ambasadori Britanik — Alaistair King-Smith

Ambasadori gjerman —Peter Zingraf

Ambasadori i BE-së Luigji Soreca

Ambasadori i OSBE Vincenzo del Monaco

Ambasadorët nuk kanë  pranuar të flasin për mediat përpara takimin me Lulzim Bashën, ndërsa u pritën nga disa prej deputetëve të PD-së.

Këto zhvillime në PD vijnë një ditë pas përplasjes së djeshme, ku Sali Berisha shkoi në seli, dhe mbajti mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, ndërkohë që Basha ishte po ashtu në një mbledhje me forumet e PD-së.

Basha dhe Berisha pritet të kenë përplasjen finale në datën 19 Dhjetor, ku Basha pretendon që të mbajë Kuvendin Kombëtar, ndërsa Berisha referendumin për shkarkimin e tij.