Kryeministri Rama ka ndarë me të gjithë lajmin e mirë për çdo familje shqiptare.
Rama tha se vetëm gjatë këtij viti mbi 40 mijë familje të reja kanë përfituar bonusin e bebes. 40,000 fëmijë të lindur këtë vit, kanë përfituar bonusin e bebes.
“Kemi mbështetur mbi 111 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë dhe do të vijojmë mbështetjen. 40,000 lek për fëmijën e parë; 80,000 për fëmijën e dytë; 120,000 për fëmijën e tretë”, shkruan Rama.