“Shpejto motër, mos të ikën treni” Gjesti fisnik i emigrantit për shqiptaren e nënën e saj

316
0

Të ndihmosh njerëzit, t’u gjendesh atyre që kanë nevojë për ty… a do të kishte kuptim, nëse njerëzit do të reshtnin së qeni njerëzorë?

Një shqiptare ka përcjellë në JOQ rastin e një emigranti që e ndihmoi teksa ajo ndodhej në Itali me të ëmën.

Emigrantja shqiptare shkruan:

“Pershendetje,
Te lutem me lejo te falenderoj djalin me emrin ERMIR nga Mati apo Burreli qe bashk me tre vajza te premten date 26 ishin te aeroportin e Ancona dhe me ndihmuan te pres dy bileta treni per mua dhe nanen teme.

Nuk kisha lek te thyera dhe ai djale i preu biletat me leket e veta dhe vetem me tha :ik moter ,shpejto se mos te iken treni.
Desha ti them qe trenin e morem ne kohe dhe u kthyem ne shtepi shndosh e mire.


Ju falenderoj nga zemra ,gjestet e mira shperblehen gjithmon nga Zoti ne nje mnyr apo ne nje tjeter 
Falem’nders shum